Lajme

Aktivisti serb ia çjerrë maskën Listës Serbe: Familjarët tuaj janë punësuar nga ASK-ja për regjistrim të popullsisë

By GAZETA SCANNER 1

April 06, 2024

Aktivisti serb, Branimir Stojanoviq ka deklaruar se familjarë të zyrtarëve e aktivistëve të Listës Serbe janë punësuar si regjistrues nga Agjencia e Statistikave të Kosovës për procesin e regjistrimit të popullsisë.

Sipas mediave serbe, ai ka deklaruar se “hipokrizia e Listës Serbe nuk ka fund”.

Duke folur rreth thirrjes së Listës Serbe që të bojktojnë procesin e regjistrimit të popullsisë, ai ka thënë se “familjarë të zyrtarëve dhe aktivistëve të Listës Serbe në Graçanicë janë punësuar nga ASK-ja si regjistrues”.

“Dhe ky njoftim i Listës Serbe, në të cilin janë dhjetëra fraza të vjetruara, nuk ia ka idenë për pasojat e drejpërdrejta që populli ynë do të ketë nëse nuk merr pjesë në regjistrim. Do të mbetemi sërish vetëm me problemet tona.” – citohet se ka thënë ai.

Ndryshe, procesi i regjistrimti të popullsisë në Kosovë ka nisur dje (e premte).