Ballina

Aktivistët e PDK-së mbulojnë me dinarë të Serbisë ambasadorin Martin Berishaj (VIDEO)

By GAZETA SCANNER 1

January 26, 2023

Aktivistët e Rinisë Demokratike të Kosovës kanë mbuluar me dinarë të printuar të Serbisë ambasadorin e Kosovës në Kroaci Martin Berishaj, në shenjë proteste për aferën e madhe financiare që është përfshirë dhe tregtimin e energjisë me kompaninë GEN-I me seli në Beograd, raporton Scanner.

Aktivistët e PDK-së këtë aksion simbolik e kryen derisa Martin Berishaj po merrte pjesë në një aktivitet në Prishtinë.

“Ambasadori Martin Berishaj është paguar miliona euro nga GEN-I i Serbisë, para të cilat janë tërhequr dhe nuk dihet se ku kanë përfunduar. Është e papranueshme dhe e pafalshme mbrojtja që po i bëhet ambasadorit Berishaj nga Kryeministri Kurti”, thuhet në deklaratën e publikuar në faqen e PDK-së në Facebook.

Sipas partisë më të madhe opozitare, Ambasadori me aktakuzë Martin Berishaj nuk mund të jetë përfaqësues i denjë i Republikës së Kosovës në Kroaci, përkundrazi, sa të vazhdojë të jetë në detyrë ai do të dëmtojë seriozisht imazhin e Kosovës.

“Në Prishtinë ai duhet të vijë vetëm për t’u ballafaquar me drejtësinë dhe të jap llogari për skandalin në të cilin është përfshirë. E vërteta nuk do të mund të fshihet, përkundër mbrojtjes së pakuptueshme dhe të dyshimtë që po i bëhet, sado e madhe të jetë piramida e këtij skandali”, thuhet në njoftim.

Njëkohësisht, duke dënuar trajtimin jo demokratik dhe në kundërshtim me lirinë e shprehjes të Policisë gjatë arrestimit të aktivistit tonë Milot Krasniqi, PDK kërkon lirimin e menjëhershëm të tij.

“Sot është arrestuar personi i gabuar!”.

https://fb.watch/iig-Y_d_Bb/?mibextid=RUbZ1f