Lajme

Aktakuzë ndaj 2 serbëve për ‘’nxitje, përçarje dhe mosdurim’’

By GAZETA SCANNER 1

May 28, 2024

Prokuroria Speciale, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin special, kundër dy të pandehurve me inicialet N.B dhe L.Z të nacionalitetit serb.

Prokuroria Speciale njofton se aktakuza kundër dy të pandehurve të lartëcekur është ngritur për shkak të veprës penale ‘’Nxitja e përçarjes dhe mos durimit’’ nga neni 141 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 dhe neni 31 të KPRK-së.