Lajme

Aktakuzë kundër L.D. për pjesëmarrje në sulm ndaj ushtarëve të KFOR’it në Zveçan

By GAZETA SCANNER 1

October 15, 2024

Prokuroria Speciale ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër një të dyshuari për “Sulm ndaj personit zyrtar” dhe “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm”.

Sipas aktakuzës L.D. më datë 29.05.2023, afër objektit të Komunës së Zveçanit, në koordinim me të pandehur të tjerë të nacionalitetit serb nga Kosova dhe Serbia, përmes përdorimit të dhunës i kanë sulmuar dhe seriozisht i kanë kanosur ushtarët e misionit paqeruajtës të KFOR-it, si dhe disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

“Prokurori i Shtetit nga Prokuroria Speciale ka kërkuar nga Gjykata që të pandehurin ta shpallë fajtor dhe të njëjtit t’i vazhdohet masa e paraburgimit deri në përfundim të këtij rasti penal.”