7 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Aktakuzë kundër dy personave për vrasjen e rëndë në fshatin Gradicë të Drenasit

- Advertisement -

 Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve Xh.B. dhe A.B., në drejtim të veprave penale “Vrasja e rëndë”, nga neni 173 dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, nga neni 366 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës, më 05.04.2021, rreth orës 20:20, në vendin e quajtur “Zabel”, në pyllin e fshatit Gradicë, komuna Gllogoc, për shkak të mosmarrëveshjeve paraprake pronësore rreth të drejtës së shfrytëzimit të malit, me dashje, të pandehurit në bashkëkryerje, kanë privuar nga jeta tani të ndjerin A.M., (15 vjeçar) dhe prindin e tij, të ndjerin B.M., si dhe të njëjtit kanë vënë në rrezik edhe jetën e personave tjerë, të dëmtuarve të përfshirë në këtë rast, në atë mënyrë që i pandehuri A.B., duke kontribuar thelbësisht në kryerjen e veprës penale, përmes një drite ndriçon hapësirën duke i krijuar të pandehurit Xh.B., mundësinë për gjuajtje, ndërsa ky i fundit, po ashtu përmes ndriçimit nga një dritë tjetër shtënë me armë me pushkën e gjuetisë të punuar me dorë, në drejtim të dëmtuarit, tani të ndjerit A.M., e më pas kur i ndjeri B.M., dhe i dëmtuari V.M., shkojnë në drejtim të miturit për t’i dhënë ndihmë, atëherë i pandehuri Xh.B., përsëri shkrep dhe e qëllon tani të ndjerin B.M., në kokë, me ç’ rast i rrezikojnë edhe të dëmtuarit, të cilët ishin prezentë në vendin e ngjarjes, ku si rrjedhojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit, viktimat ndërrojnë jetë.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit e lartcekur të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cila iu vihen në barrë.    

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit