Ballina

Aktakuza për rastin Banjska, DASh: ShBA-ja vazhdon të mbështesë fuqishëm sundimin e ligjit

By GAZETA SCANNER

September 14, 2024

Departamentit amerikan i Shtetit ka mirëpritur ngritjen e aktakuzës për rastin Banjska.

Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, DASh-i ka inkurajuar institucionet e Kosovës për respektimin e procesit gjyqësor dhe të sundimit të ligjit.

Sipas DASh-it, ShBA-ja vazhdon të mbështesë fuqishëm sundimin e ligjit në Kosovë.

“Sa i përket aktakuzës së Kosovës, ne inkurajojmë për respektimin e procesit gjyqësor dhe të sundimit të ligjit dhe për durim, teksa ky rast i ndërlikuar procedohet në gjykata. SHBA-ja vazhdon të mbështesë fuqishëm sundimin e ligjit, drejtësinë e barabartë dhe qeverisjen e mirë në Kosovë”, ka thënë një zëdhënësi i DASh-it për REL-in.

Prokuroria Speciale të mërkurën ka ngritur aktakuzë ndaj 45 personave të përfshirë në sulmin terrorist të 24 shtatorit të vitit të kaluar në Banjskë të Zveçanit.