Lajme

Aksioni në Pejë, Sveçla: Vendi i kriminelëvë të tillë është prapa grilave

By GAZETA SCANNER 1

September 27, 2024

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka përgëzuar Njësitin e Antidrogës në Policinë e Kosovës dhe Prokurorinë Themelore në Pejë për aksionin e suksesshëm të sekuestrimit të mbi një ton drogë

Përmes një postimi në Facebook, Sveçla ka thënë se goditjet ndaj këtij fenomeni rezultojnë të suksesshme kur janë të njëpasnjëshme e të pandërprera, teksa theksoi se prapa grilave është vendi i kriminelëve që merren me veprimtari të tilla.

“Përgëzoj Njësitin e Antidrogës në Policinë e Kosovës dhe Prokurorinë Themelore në Pejë për aksionin e suksesshëm të sekuestrimit të mbi një ton substancë narkotike të llojit marihuanë.  Goditjet ndaj këtij fenomeni rezultojnë të suksesshme kur janë të njëpasnjëshme e të pandërprera” ka shkruar ministri Sveçla.

Ai ka thënë se vendi i kriminelëve që merren me veprimtari të tilla është prapa grilave.