Lajme

Aksioni i Policisë në veri, Vuçeviq: Akt barbar, kërcënon drejtpërdrejt mbijetesën e popullatës serbe

By GAZETA SCANNER 1

May 20, 2024

Pas aksionit të Policisë së Kosovës ku u mbyllen gjashtë njësi të ashtuquajturës “Bankës Postare Kursimore” ilegale në veri të vendit, Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, akuzoi kryeministrin Kurti se me këtë veprim ka kryer “akt barbar” që, sipas tij, “kërcënon drejtpërdrejt mbijetesën e popullatës serbe”.

“Pse po iu pengon Banka Postare Kursimore? Serbët në Kosovë janë komuniteti i vetëm në Evropë që s’mund të operojnë normalisht. A kanë të drejtë ata që të kenë paga dhe pensione? A iu lejohet atyre ndonjë gjë”, citohet të ketë deklaruar Vuçeviq sipas një njoftimi të Qeverisë së Serbisë.

Vuçeviq shtoi se komuniteti ndërkombëtar “reagoi shumë lehtë ndaj mosveprimeve të Kurtit”, thuhet më tej në deklaratë.