Lajme

Aksion simbolik para stacionit policor në Bujanoc

By GAZETA SCANNER 1

September 08, 2023

Mëngjesin e sotëm është zhvilluar një aksion simbolik para stacionit policor në Bujanoc.

Kjo është bërë e ditur nga Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Luginën e Preshevës, Nevzad Lutfiu.

Ai ka kërkuar nga Ministria e Brendshme e Serbisë përmes një aksioni simbolik që ta respektojnë Kushtetutën për numrin e policëve nga komuniteti shqiptar.

Postimi i plotë:

“Respektojeni kushtetutën” ishte thirrja që i bëmë sot Ministrisë së Brendshme të Serbisë.

Neni 77 i Kushtetutës së Republikës së Serbisë thotë: “Lidhur me punësimin në organet shtetërore, në ndërmarrjet publike, organet e krahinës, vetëqeverisjes lokale duhet të kihet parasysh përbërja nacionale dhe përfaqësimi proporcional i pakicave nacionale”.

Numri i policëve shqiptarë është tejet i vogël, madje shumë prej tyre janë afër pensionit.

As edhe një polic i pranuar në vitet e fundit nga komuniteti shqiptar.

I bëjmë thirrje Bashkësisë Ndërkombëtare që ta kenë vëmendjen tek gjendja e shqiptarëve në Serbi, sepse diskriminimini ka prekur kufinjtë e racizmit.