Lajme

Aksidenton për vdekje këmbësorin në Pejë, i dyshuari largohet nga vendi i ngjarjes

By GAZETA SCANNER 1

November 26, 2023

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka humbur jetën mbrëmë në Pejë, pasi është goditur nga një makinë në lëvizje.

Sipas Policisë, thuhet se shoferi pasi ka aksidentuar për vdekje këmbësorin, ka ikur nga vendi i ngjarjes.

“Me datë 26. 11. 2023  rreth orës 00:47 kemi pranuar informatën se në rrugën Bill Klinton në Pejë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësor dhe një veturë e cila ka ikur nga vendi i ngjarjes. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori, i cili nuk ka arritur t’i përballojë plagëve dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e tij e ka konstatuar  mjeku kujdestarë”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se trupi i viktimës  SH. G. mashkull 41 vjeç, është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Derisa policia është duke punuar në identifikimin e automjetit  të përfshirë në aksident si dhe në kërkim të ngasësit të automjetit.