Ballina

Aksidenti tragjik në Badoc, Kurti: I lus qytetarët që të kenë kujdes

By GAZETA SCANNER 1

October 06, 2024

Kryeministri Albin Kurti, ka shprehur ngushëllime ndaj familjarëve të të vdekurve në aksidentin e Badocit.

Kurti shprehet se kjo ishte vdekje tragjike, dhe lut qytetarët që të kenë kujdes e t’i respektojnë rregullat e komunikacionit si dhe të dekurajojnë të gjithë ata që praktikojnë tejkalimin e shpejtësisë së lejuar apo afirmojnë vozitjen tepër të shpejtë

“Vdekje tragjike e tre të rinjve mbrëmë rreth mesnatës. Ngushëllime të sinqerta familjeve, shokëve dhe shoqeve të tyre. Në këtë kohë të rëndë ndajmë dhimbjen dhe pikëllimin me ta. I lus qytetarët që të kenë kujdes e t’i respektojnë rregullat e komunikacionit si dhe të dekurajojnë të gjithë ata që praktikojnë tejkalimin e shpejtësisë së lejuar apo afirmojnë vozitjen tepër të shpejtë”, shkroi Kurti në Facebook.

Për vdekjen e tre personave në Liqenin e Badocit pas aksidentit rrugor kanë reaguar edhe zyrtarë të tjerë shtetërorë.