Lajme

Aksidenti në Veternik, vdes këmbësori nga goditja e veturës

By GAZETA SCANNER 1

March 10, 2023

Një person ka mbetur i vdekur pas u godit nga vetura në lagjen Veternik të Prishtinës.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, kanë qenë të përfshirë, një këmbësor dhe një automjet në lëvizje. Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori, i cili nuk ka arrit të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”.

Ahmeti tha se aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë çuar deri te ky aksident trafiku, ndërkohë që ngasësi i automjetit është shoqëruar në stacion policor.