Lajme

Aksidenti në “Veternik”, arrestohet shoferi i kamionit: Të lënduarit janë liruar për mjekim shtëpiak

By GAZETA SCANNER 1

October 12, 2024

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja lidhur me rastin e aksidentit të djeshëm në Veternik.

Në raportin 24 oresh, policia ka treguar se e kanë arrestuar shoferit e kamionit, i cili ka goditur disa vetura dhe ka shkaktuar lëndimin e 11 personave.

Sipas policisë, në këtë aksident janë shkaktuar edhe dëme të mëdha materiale.

“AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME – Veterrnik, Prishtinë 11.10.2024 – 14:30. Tetë persona (5 meshkuj dhe 3 femra) kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur midis një kamioni dhe shtatë veturave. Pas trajtimit mjekësor të lënduarit janë liruar për mjekim shtëpiak. Përveç lëndimeve gjatë aksidentit janë shkaktuar edhe dëme të mëdha materiale. Me vendim të prokurorit i dyshuari mashkull kosovar, ngasës i kamionit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, rasti në hetime”, është thënë në raport.