Është bërë publike video e automjetit “BMW” që u gjet mëngjesin e sotëm e përplasur në digën e Liqenit në Tiranë, teksa shihet shoejtësia e “frikshme” me të cilën ka qenë makina dhe që më pas është ngjitur dhe është përplasur në bordurën e vendit ku fatmirësisht nuk ka pasur qytetarë.
Drejtuesi i mjetit, Eldi Allushi është larguar nga aksidenti i palënduar, madje ai ka marrë edhe targat e “BMW” me vete, ndërsa mësohet se automjeti nuk është në emër të të riut, ndërsa ky i fundit është në kërkim nga policia.
Dyshohet se Allushi ka qenë duke ngarë nën efektin e lëndëve narkotike dhe alkoolit. Policia është në kërkim të të riut, i cili në momentin e aksidentit po ngiste me një shpejtësi 240 km/h.
https://m.facebook.com/www.opinion.al/videos/823914989335928/?ref=embed_video