Mick Schumacher ka pësuar një aksident të rrezikshëm në Monako.
Piloti gjerman i Haas për fat të mirë ka shpëtuar pa lëndime, megjithatë aksidenti i tij bëri që gara të ndërprehet me flamurin e kuq.
Krejt kjo si pasojë e dëmtimit të anësores në pistë, e cila u përplas nga bolidi i Haas.
Aktualisht, me 30 xhiro të kaluara nga 77, Sergio Perez i Red Bull prinë garën.
Gara do të rifillojë sapo të rregullohet anësorja e pistës.