Lajme

Aksident në Viti, ndërron jetë një grua e re

By GAZETA SCANNER 1

December 07, 2023

Aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në fshatin Gërmovë të Komunës së Vitisë.

Policia njofton se një grua ka humbur kontrollin mbi veturën që e drejtonte, duke u përplasur me një autobus që po lëvizte në kahjen tjetër të rrugës.

Nga postimet e familajreve në rrjete sociale mësohet se Jehona Sylejmani nga fshati Gërmovë është e reja që ka humbur jetën në aksidentin që ka ndodhur mbrëmë në rrugën Gërmovë – Sodovinë.

 

Kështu e njëjta ka pësuar lëndime të rënda trupore ku nga mjekët është konstatuar se ka ndërruar jetë.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion.