Tre persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti në fshatin Makremal të Skenderajt, të dielën.
Këtë për Gazetën Express e ka konfirmuar Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës.
Ai ka thënë se në aksident kanë qenë të përfshirë dy vetura.
‘”Rreth orës 17:40, është raportuar për aksident trafiku i shkatuar në fshatin Makremal të Skenderajt .Në aksident janë përfshirë dy vetura, si pasojë e aksidentit lëndime kanë pësuar tre persona”, ka thënë Zahiti.