Lajme

Aksident në rrugën Lezhë – Milot, një i vdekur

By GAZETA SCANNER 1

October 28, 2024

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmë në Shqipëri, ku si pasojë përplasjes së tre automjeteve ka vdekur një person e po ashtu një tjetër ka pësuar lëndime trupore.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë – Milot, konkretisht në vendin e quajtur “rruga e treshit”, shkruan TopChannel.

“Rreth orës 21:00, në aksin rrugor “Lezhë- Milot”, janë përplasur tre automjete. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë në vendngjarje drejtuesi i automjetit tip “Opel”, ende i paidentifikuar. Ndërsa shtetasi A. R., 23 vjeç, drejtuesi i automjetit tip “Ford” ndodhet nën kujdesit e mjekëve. Ndërkohë drejtuesi i automjetit tip “Toyota” ndodhet në vendngjarje”, ka njoftuar policia shqiptare.