Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në autostradën “Arbën Xhaferi”.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi ka bërë të ditur për Gazetën Nacionale se aksidenti ka ndodhur mes dy veturave.
“Rreth orës 21:50, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradën ‘Arbër Xhaferi’ (Ferizaj-Prishtinë). Në aksident janë përfshirë dy vetura dhe si pasojë e aksidentit, katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Njësia përkatëse policore është duke u marrë me aksidentin”, tha Krasniqi.