6.6 C
New York
Friday, March 29, 2024

Buy now

Aksident në Prizren/ Vdes një 61-vjeçarje, arrestohet shoferi

- Advertisement -

Sot, rreth orës 05:30, në rrugën “Ismail Kryeziu” në Arbanë të Prizrenit ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin ka pësuar me jetë një këmbësore e vitlindjes 1961, transmeton IO.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të pompës së karburanteve “SHELL”.

Viktima me autoambulancë ishte sjell në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren mirëpo mjekët kanë thënë se e njëjta kishte arritur pa shenja jete.

Në vendin e ngjarjes ka dalë prokurori i shtetit dhe me urdhër të tij trupi i pajetë është përcjell për autopsi ndërsa ngasësi i automjetit është arrestuar dhe ndaluar për procedura të më tejme./

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit