Lajme

Aksident në Prishtinë, lëndohet ngasësi i motoçikletës

Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën “Luan Haradinaj” mes një automjeti dhe motoçiklete.

Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka treguar se lëndime trupore ka pësuar ngasësi i motoçikletës.

“Rreth orës 08:00 , në udhëkryqin që lidhë rrugët, Luan Haradinaj dhe Ukshijn Hoti në Prishtinë ,ka ndodhur një aksident trafiku mes një automjeti  dhe një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar ngasësi i motoçikletës. Të njëjtit i është ofruar tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti.