Lajme

Aksident në Lluzhan të Podujevës, një person në gjendje të rëndë dërgohet në QKUK

By GAZETA SCANNER 1

April 29, 2024

Një i moshuar është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në QKUK, teksa ka ndodhur një aksident kur një veturë në magjistralen Podujevë-Prishtinë kishte goditur një person i moshës së shtyrë.

Gjendjen e tij e ka konfirmuar drejtori i Klinikës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Naser Syla.

“Pacienti ka ardhur në gjendje të rëndë”, tha ai për Insajderin, teksa nuk ka qenë i qasshëm për Dukagjinin, pavarësisht insistimin në thirrje.

Aksidenti ka ndodhur sonte në fshatin Lluzhan.

Në vendin e ngjarjes ka dalë Policia e Kosovës ndonëse një raport zyrtar për rastin ende nuk kanë dërguar.