Lajme

Aksident në Krujë, ndërron jetë 23-vjeçari

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Larushk të Krujës.

Mësohet se shtetasi R.K., 41 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Mitsubishi” ka aksidentuar këmbësorin A.M., 23 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë, raporton TCh.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të  aksidentit. Ndërkohë drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.