Lajme

Aksident në Itali, humb jetën shqiptari

By GAZETA SCANNER 1

February 07, 2023

Një 39-vjeçar shqiptar ka mbetur viktimë e një aksidenti rrugor të ndodhur mëngjesin e sotëm në Mercatale Valdarno, një fshat në Bucine (Arezzo) në Itali.

Mediat italiane bëjnë me dije se shqiptari 39-vjeçar është përplasur kokë më kokë me një makinë tjetër të drejtuar nga një grua 49-vjeçare, për shkaqe ende të paqarta.

Auto-ambulanca shkoi në vendin e ngjarjes, por 39-vjeçari shqiptar ndërroi jetë në duart e bluzave të bardha. E plagosur ka mbetur edhe gruaja që drejtonte mjetin tjetër, e cila është shtruar në spital, jashtë rrezikut për jetën.