Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturave që ka ndodhur në Gjakovë, në kryqëzimin e rrugëve “Bujar Roka” dhe “Ymer Pula”.
Kështu tha zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës Sheremet Elezaj.
Ai tha se njëra nga veturat e përfshira në aksident është djegur tërësisht.
“Rastin është duke e trajtuar Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor”, tha ai.