Një aksident me dëme të konsiderueshme materiale ka ndodhur orët e mesditës së kësaj të diele mes tri veturash në magjistralen Vushtrri-Prishtinë, afër pikës së derivateve “iP Petrol”.
Sipas lexuesve në aksident kanë qenë të përfshirë tri vetura, ndërsa pë lëndimet ende nuk dihet deri në raportet zyrtare nga organet e rendit.
Në vendngjarje kanë qenë edhe Policia që kanë ekzaminuar shkaqet e aksident.