Lajme

Aksident mes tre veturave në rrugën Mitrovicë-Vushtrri, një i vdekur dhe tre të lënduar

By GAZETA SCANNER 1

March 12, 2024

Një person ka vdekur dhe tre të tjerë janë lënduar pas një aksidenti mes tre veturave në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, në hyrje të Vushtrrisë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Zahiti bëri me dije se aksidenti ka ndodhur gjatë pasdites së të hënës, teksa viktima i cili është 48-vjeçar ka vdekur në SHSKUK në orët e para të së martës.

“Aksidnet trafiku me fatalitet Mbrëmë rreth orës 18:00, është  raportuar për një aksident trafiku me lëndime i shkaktuar në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë’ në segmentin  rrugorë në hyrje të  Vushtrrisë”, ka thënë Zahiti.

“Në  aksident ishin përfshirë  tri vetura, si pasojë  e aksidentit lëndime  kanë pësuar  tre persona të cilët  janë  dërguar në emergjencën e Spitalit të  Vushtrrisë, më  pas dy nga të lënduarit janë  dërguar  në  SHSKUK –Prishtinë

“Ndërsa,  me datën  12 mars 2024, rreth orës 00:20, nga SHSKUK- ja, është  raportuar se i lënduari viktima M.M.48 vjeçar, ka vdekur. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion në  IML”, shtoi ai.