Lajme

Aksident mes dy veturave në Stantërg, lëndohen nëntë persona

By GAZETA SCANNER 1

June 19, 2024

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Stantërg, ku janë përfshirë dy vetura dhe janë lënduar 9 persona.

Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Aksident trafiku me lëndime, i shkaktuar sot rreth orës 14:00 në rrugën rajonale Mitrovicë- Podojuvë, përkatësisht në fsh Stan Terg, në aksidnet janë përfshirë dy vetura civile, ku përveç dëmeve materilale lëndime ka pësuar nëntë (9) persona.”