Lajme

Aksident mes dy veturash në Gjakovë, një i vdekur dhe dy të lënduar

By GAZETA SCANNER 1

March 18, 2024

Një person ka humbur jetën pasi s’ka arritur t’i mbijetojë plagëve të marra nga një aksident të ndodhur në Skivjan të Gjakovës mbrëmjen e së dielës.

Lajmin e ka bërë të ditur  zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Ai ka shtuar se nga aksidenti kanë ngelur të lënduar edhe dy të lënduar.

Mbrëmë rreth orës 23:00 kemi pranuar informatë për  aksident trafiku në fshatin Skivjan-Gjakovë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku të përfshirë në aksident kanë qenë dy automjete udhëtarësh. Për  pasojë lëndime trupore kanë pësuar dy persona të cilët janë dërguar  në QKUK për trajtim mjekësor. Më vonë jemi njoftuar se njëri prej tyre ka ndërruar jetë”, ka thënë ai.

“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, ndërsa rasti është duke u trajtuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor”.