Lajme

Aksident me fatalitet në rrugën nacionale Prishtinë-Mitrovicë, vdes 21 vjeçari

By GAZETA SCANNER 1

November 07, 2024

Një 21-vjeçar ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:00 në rrugën nacionale Prishtinë-Mitrovicë, raporton Ekonomia Online.

Policia njofton se viktima fillimisht ishte dërguar në QKUK pas lëndimeve të rënda, mirëpo ka ndërruar jetë në spital rreth orës 00:40 të datës së sotme.

“Me datë 06.11.2024 rreth orës 22:00, policia në Mitrovicë ka pranuar informatën se në rrugën nacionale Prishtinë-Mitrovicë, në f.sh. Pestovë të Vushtrrisë ka ndodhur një aksident me lëndime te rënda në të cilin ishte përfshirë një automjet me targa vendore.

Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor, mirëpo rreth orës 00:40 të datës 07.11.2024 policia është njoftuar nga emergjenca e QKUK-së, se si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksident, personi i lënduar i moshës 21 vjeçare ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Lidhur me rastin, po ashtu bëhet e ditur se është njoftuar prokurori kujdestar dhe me urdhër te tij trupi i pa-jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.