Lajme

Aksident i rëndë në Maqedoninë e Veriut, 1 viktimë dhe 20 të lënduar

By GAZETA SCANNER 1

January 30, 2024

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në Maqedoninë e Veriut, ku si pasojë ka humbur jetën një persona dhe janë plagosur 20 të tjerë.

Aksidenti ka ndodhur mes një makine dhe një fugoni, i cili po transportonte punëtorë për në Demir Hisar. Nga përplasja e fortë raportohet se ka humbur jetën shoferi i automjetit, i cili ishte 24 vjeç.

Spitali i Manastirit deklaron për mediat se të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.