Lajme

AKK-ja dhe komunat nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi në fushën e legalizimit të objekteve

By GAZETA SCANNER 1

July 17, 2024

Të mërkurën në një takim të përbashkët në mes Agjencisë Kadastrale të Kosovës, ministrit të MMPHI-së Liburn Aliu dhe kryetarëve të të gjitha Komunave të Kosovës u nënshkrua memorandumi i bashkëpunimit ndërmjet komunave dhe kësaj agjencie, raporton Ekonomia Online.

Ky memorandum bashkëpunimi parasheh që të regjistroj afër 70 mijë objekte që shtrihen një sipërfaqe prej 113 mijë hektarë, të cilat nuk kanë qenë të regjistruara në kadaster.

Ministri Aliu ka thënë se kjo marrëveshje do të thjeshtojë procedurat për qytetarët në fushën e legalizimit, e do të jetë kursim për ta edhe gjatë aplikimit për legalizim.

“Projekti të rindërtimit të kadastrit do të matën, të gjitha objektet pa leje që janë më vend që do të jetë lehtësim i madh për fushën e legalizimit të objekteve. T’i kushtojmë vëmendje ndërtimeve pa leje të ndërtesave kolektive dhe përmes kësaj do të jenë rreth 70 mijë ndërtesa në gjithë vendin duke përfshije edhe kolektive. Matja e këtyre do të thjeshtojë procedurat për qytetarët në fushën e legalizimit, do të jetë kursim edhe për koston qe do të munden qytetarët aplikojnë për legalizim. Na pret një punë e madhe e përbashkët, jemi të gatshëm me gjithë kryetarët për bashkëpunim të mëtejme, po na intereson të kemi sistem sa më efikas”, tha Aliu.

Drejtori i Përgjithshëm në AKK-së, Avni Ahmeti, ka thënë se me këtë projekt 70 mijë objekte do të matën pa paguar dhe se me këtë do të bëhet edhe kursimi i buxhetit.

“Projekti përfshin një sipërfaqe prej 113 mijë hektarë, janë afër 70 mijë objekte qe shtrihen në këto 114 zona kadastrale. Tek aspekti financiar se do të kursen mjete për qytetarët për 70 mijë objekte, për një objekt vetëm puna gjeodezike kushton rreth 150 euro dhe një kalkulim që 70 mijë objekte do të matën pa pare dhe do të përgatitet dosja komplet, e njëjta do të shkojë në zyrën për legalizim. Janë rreth 10 milion euro që bëjmë kursim tek buxheti. Për të realizuar suksesshëm këtë projekt na duhet bashkëpunim me secilin kryetar të komunave”, tha ai