Lajme

AKK dënon rrahjen e Gazmend Muhaxhirit: Akterët e këtij akti të marrin dënimin e merituar

By GAZETA SCANNER 1

October 26, 2024

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka reaguar pas rrahjes së kryetarit të komunës së Pejës, Gazmend Muhaxhiri.

AKK përmes një komunikatë për media, ka thënë se e dënon ashpër këtë akt të dhunës.

“Asociacioni i Komunave të Kosovës dënon ashpër aktin e dhunës të ushtruar ndaj Kryetarit të Komunës së Pejës z.Gazmend Muhaxheri.

Aktet e tilla kundër përfaqësuesve të zgjedhur nga qytetarët është akt i shëmtuar dhe vjen nga individ apo grupe që janë kundër rendit demokratik në Kosovës.” – thuhet në komunikatë.

Tutje, AKK ka kërkuar nga institucionet e drejtësisë që të veprojnë menjëherë që akterët e këtij akti të dalin para drejtësisë.

“Asociacioni i Komunave të Kosovës kërkon që institucionet kompetente të rendit dhe të drejtësisë të veprojnë menjëherë dhe akterët e këtij akti por edhe urdhërdhënësit të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar.” – thuhet tutje.