Sport

Akil Gjakova dorëzohet në Polici në pikën kufitare në Morinë

By GAZETA SCANNER 1

April 17, 2024

Xhudisti Akil Gjakova është dorëzuar në Polici në Pikën kufitare në Morinë.

Burime të Tëvë1 bëjnë me dije se Gjakova është dorëzuar në Polici, para pak çasteve, derisa pritet të dërgohet në stacion policor për intervistim.

Gjakova ishte shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës të martën pasi i njëjti është raportuar për dhunë në familje nga bashkëshortja e tij.