Lajme

AKB: Kosovarët po i lënë mesatarisht 1 milion euro në Selanik gjatë fundjavave

By GAZETA SCANNER 1

March 12, 2024

Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare për Biznes ka thënë se nga liberalizimi i vizave për Kosovën më së shumti po përfitojnë shtet që tradicionalisht ishin të vizituara nga Kosovarët deri rreth viteve 91 .

Sipas tij, Greqia po bëhet vendi më i preferuar i kosovarëve për të vizituar gjatë javës sidomos pas janarit të këti viti.

Greqia po bëhet vendi më I preferuar i kosovarëve për të vizituar gjatë javës sidomos pas janarit të këti viti, që mesatarishtë në javët e kaluara kanë ikur mbi 2500 vizitor për vikend për te vizituar Selanikun dhe vendet të tjera të greqisë, mesatarishtë po shpenzojn mbi 1 milionë€ për konsume ,sigurime të makinave dhe shoping sipas një studimi të AKB-ës”, shkruan në njoftimin zyrtar.

Sipas Shahinit, këtë po e bëjnë të munduar edhe organizimet të ndryshme me autobus të disa kompanive dhe agjencive turistike me oferta të lira nga Kosova për të shkuar në Selanik për vetëm 8€.

https://m.facebook.com/photo.php?fbid=990510762893834&set=a.540236017921313&type=3&ref=embed_post&wtsid=rdr_03nvEJQ62h9Bv90gW