Shëndeti

Ajri i ‘tmerrshëm’ në kryeqytet

Prishtina ka një kohë që është mbuluar nga një ajër tepër i rrezikshëm për shëndetin.

Me gjithë thirrjet e qytetarëve në Facebook që Qeveria të bëj diçka, megjithatë banorët e kryeqytetit po vuajnë nga pasojat e ajrit të ndotur.

Sot ka pas thirrje në rrjetet sociale që personat me probleme të rrugë së frymarrjes dhe të sëmuret kronikë mos të dalin jashtë.

Një thirrje të tillë e ka bërë edhe alergo-imunologja prof.ass Luljeta Ahmetaj, përmes profilit të saj në Facebook.