Rozë

Ajo po i organizon festë për 50 vjetorin, por Leonardo DiCaprio nuk ka në plan që me partneren të…

By GAZETA SCANNER 1

November 07, 2024

Aktori i famshëm, Leonardo DiCaprio, thuhet se nuk ka në plan të krijojë familje me Vittoria Cerettin.

Ndërsa kolegu i tij, Brad Pitt, po këmbëngul të mirëpresë fëmijën e tij të shtatë me Ines DeRamon, aktori i “Titanikut” nuk ka plane të krijojë familje me partneren e tij shumë më të re në moshë.

Kujtojmë se ylli i Hollywood-it filloi të takohej me Vittoria-n në gusht të vitit të vitit 2023, pasi ai u nda me të dashurën e tij të atëhershme, Gigi Hadid, e cila është nëna e vajzës së Zayn Malik, Khai.

Sipas një informacioni të brendshëm për “Us Weekly”, “Leo nuk do fëmijë” me të dashurën e tij të re, e cila thuhet se po planifikon një festë për ditëlindjen e 50 vjetorit të aktorit më 11 nëntor 2024.

Përveç kësaj, burimi tha se DiCaprio u nda nga Camilla vetëm sepse “ai u tremb kur ajo rriti dëshirën për fëmijë’.

Thuhet se marrëdhënia serioze e çiftit u “shkatërrua që andej”.

Është me vend të përmendet se Leo dhe Camilla u lidhën për herë të parë së bashku në vitin 2018 kur u panë në Aspen, Kolorado.