Sezoni i trazuar i Ajax-it vazhdon, pasi u eliminua nga një skuadër amatore në Kupën e Beligjikës për herë të parë në histori.
Ndeshja përfundoi me rezultat 3:2.
Skuadra e Amsterdamit dominoi, por USV Hercules bëri një përmbysje të madhe.
Ajax kishte një zotërim marramendës prej 76% të topit dhe 28 gjuajtje, por Tim Pieters shfrytëzoi dy shanset e tij më të mira për të ndihmuar klubin amator që luan në divizionin e katërt holandez të marr një fitore historike.
Portierim Diant Ramaj fillimisht gaboi dhe topi iu dhurua anësorit të Hercules, i cili qoi topin në një rrjetë bosh.
Pieters dyfishoi epërsinë duke shokuar mysafirët.
Zëvendësuesi Brian Brobbey ngushtoi epërsinë, derisa Chuba Akpom barazoi atë, por kjo nuk ishte e mjaftueshme për të shpëtuar Ajaxin.
Pasi, Mats Grotenbreg ia siguroi fitoren vendasve.
Krahas fitores historike, Hercules u bë skuadra e parë amatore që shënon kundër gjigantëve holandezë në Kupë që nga viti 2017.