Portieri kosovar, Diant Ramaj, është bërë zyrtarisht pjesë e Ajaxit
Lajmin e ka bërë të ditur gazetari sportiv Fabrizio Romano, i cili tha se Ajaxi ka arritur marrëveshje me Eintracht Frankfurtin për Ramajn.
Ajax ka arritur blerjen e Ramajt në vlerë prej 8 milionë euro, ku 21-vjeçari tanimë është prezantuar me fanellën e klubit holandez derisa ka nënshkruar një kontratë afatgjatë deri në verën 2028.