Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Aida Dërguti ka reaguar në lidhje me takimin e sotëm për Asociacionin në ambasadën amerikane në Kosovë.
Dërguti ka pyetur se “Cili prej luanëve” shkoi sot në këtë takim.
“Cili prej Luanave shkoi sot ne Ambasade?”, ka shkruar Dërguti në profilin e saj në “Facebook”.
Ndryshe Qeveria e Kosovës në këtë takim është përfaqësuar nga shefi i kabinetit të kryeministrit Albin Kurti, Luan Dalipi.
Pjesëmarrja e Dalipit në këtë takim është konfirmuar mbrëmë në orët e vona të mbrëmjes.
Takimi i thirrur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në ambasadën amerikane në Prishtinë ka përfunduar para pak minutave, ndërsa i njëjti ka filluar në ora 10:00.
Në kohën kur po zhvillohej ky takim, në sheshin “Zahir Pajaziti” është mbajtur një protestë në të cilën kundërshtohej formimi i Asociacionit.