????????????????????????????????????

Lajme

Ahmeti: Zbatimi i vendimit të Kushtetueses lidhur me manastirin e Deçanit, kushti i vetëm për anëtarësim në KiE

By GAZETA SCANNER 1

March 13, 2024

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, ka thënë se tashmë është plotësuar edhe kushti i vetëm për anëtarësim në Këshill të Evropës, e që ishte zbatimi i aktgjykimit të Kushtetueses mbi pronat afër manastirit të Deçanit, raporton Ekonomia Online.

Në një konferencë për media së bashku me ministren Artane Rizvanolli, Ahmeti ka thënë se zbatimi i këtij aktvendimi ka qenë kushti i vetëm.

“Nga janari e tutje ka mbet vetëm edhe një kusht, që që është zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese  që lidhet me manastirin e Deçanit”, u shpreh Ahmeti.