Ekonomi

Ahmeti: Situata do të ndikojë në uljen e të hyrave buxhetore për vendin, ulje do të kenë edhe remitencat

Ekonomisti Bardh Ahmeti, ka folur për situatën ekonomike në Kosovë të krijuar pas përhapjes së koronavirusit.

Ai në edicionin e lajmeve të progamit të mëngjesit në Klan Kosova tha se ekonomia po po përballet me një gjendje të jashtëzakonshme.

Sipas tij sektori privat është më i prekuri nga kjo situatë.

Mehmeti tha se në këtë rast edhe shteti do të ndikohet tek inkasimi i të hyrave.

“Ekonomia jo vetëm në Kosovë por në gjithë botën po përballet me një situatë të jashtëzakonshme. Sektori privat është më i prekuri nga kjo situatë. Më saktësisht gastronomia që numëron 12 mijë e 900 të punësuar. Pagat në këtë sektor kap shifrën e mbi 3 milionë eurove. Gjendja ekonomike do të ketë ndikim edhe tek inkasimi i të hyrave. Por nuk ka vend për panik”.

Ai shtoi se rënie do të pësojnë edhe remitencat.

“Edhe diaspora është prek nga kjo gjendje. Vendi i ynë varet edhe prej remitencave që i dërgojnë bashkëatdhetarët. Prandaj do të ketë ulje edhe tek remitancat”.

Mehmeti theksoi se Qeveria duhet t’i marrë disa masa për të ua lehtësuar gjendjen sektorit privat.

“Qeveria i ka marrë disa masa në funksion të lehtësimit të situatës, siç janë shtyerja e kredive, e raportimeve financiare dhe pagesën e tatimeve, por Qeveria do të duhet të ndërmarrë edhe masat e tjera. Një program emergjent për mbështetje do të ishte shumë i nevojshëm, edhe me masa tjera për subvencionimin e bizneseve”.