Drejtori i mediumit Kanal10, Arben Ahmeti, ka paralajmëruar ndryshime në Lëvizjen Vetvendosje, pas zhvillimeve të fundit nga aktivistët e kësaj partie.
Sipas tij, ministrit Liburn Aliu me përplasjet që u bënë këtë të hënën brenda Kuvendit të Prishtinës, nuk do i mbetet vend në listën e zgjedhjeve.
“E sulmet ndaj tij, Ahmeti thotë se nuk u bënë pa dijeninë e të parit të kësaj partie. Kësisoj, njërit nga shtyllat themeluese të lëvizjes, nuk do t’i mbetet më vend në listën garuese për zgjedhjet nacionale. Sulmet ndaj tij nuk bëhen pa dijeninë, instruktimin dhe udhëzimin e Kurtit. Dje Dradani, pardje Visari, sot Liburni, neser Besniku…”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.