Lajme

Ahmeti: Kur kam hyrë në VV, gjysma e shokëve nuk m’kanë folur

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti teksa po merr pjesë në emisionin “Pressing” në T7  ku po zhvillohet debat për zgjedhjet që do të mbahen më 14 shkurt tha se kur ka hyrë në Lëvizjen Vetëvendosje nuk i kanë folur gjysma e shokëve të tij.

Ahmeti thotë se kur ka hyrë në VV nuk ka pasur mundësi të dalë në rrugë pa e shikuar njerëzit shtrembët.

“Kur jom hi unë në Vetëvendosje gjysa e shokëve të mijë nuk m’kanë fol, nuk ke mujt me dalë në rrugë pa të kqyrë dikush shtremtë”, tha Ahmeti në Pressing.