Lajme

Ahmeti komenton fjalët e Hovenierit: S’është shuplaka më e madhe – ShBA-ja dinë edhe më ndryshe

By GAZETA SCANNER 1

September 25, 2024

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka komentuar qortimet e ashpra të ambasadorit amerikan, Jeff Hovenier, të mërkurën, duke thënë se “nëse dëshiron t’i bashkohesh një klubi, mos urino në derën e klubit”, në lidhje me aspiratat e Kosovës për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

Sipas Ahmetit, kjo nuk është shuplaka më e madhe por masat e marra të cilat, tha ai, “kanë kosto për krejt neve”.

“Unë nuk mendoj që kjo është shuplaka më e madhe, shuplaka më e madhe janë masat që po merren se ato po kanë kosto për krejt neve. Mendoj që butë janë ka na dënojnë kapak kapak, SHBA-ja dinë edhe më ndryshe. Dinë edhe më të ndërpre më shumë fonde e plotë gjëra tjera me i bë”, tha ai në “Pressing” të T7.