Ballina

Ahmeti i kundërpërgjigjet Mickovskit: Je rritur me keksa, mos kërko bela

By GAZETA SCANNER 1

April 21, 2024

“Hristjan, populli im thotë gur mbi gur bëhet kalaja, fjalë pas fjale nis belaja. Mos nis bela. Je i ri, akoma të qet buza tamël”, ka thënë Ali Ahmeti.

Këto komente, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, njëherit lideri i koalicionit “Fronti Evropian”, i ka bërë në tubimin qendror të këtij koalicioni në sheshin “Maqedonia”, në Shkup, duke iu kundërpërgjigjur kështu partisë opozitare maqedonase VMRO-DMNE-së, përkatësisht liderit të saj Mickoski, i cili së fundmi ka ngritur tonet nacionaliste kundër shqiptarëve, posacërisht kundër partisë së Ahmetit.

“Hristjan Mickoski është rritur me gurabi. Mickoski është rritur me keksa. Unë Hristjan jam rritur në kullë prej guri që tre herë është djegur prej pushtuesve”, tha Ahmeti, dhe në këto momente filluan brohoritjet “UÇK, UÇK”, të cilat i vazhdoi edhe kreu i BDI-së.

Ndryshe, VMRO-DPMNE të gjithë fushatën zgjedhore e ka reduktuar në sulmet ndaj BDI-së, përkatësisht kryetarit Ali Ahmeti, por edhe kandidatit të “Frontit Evropian” për President të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.