Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se ish-kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, i kërkonte shpesh të bindte lojtarët të zgjedhin përfaqësuesen e Kosovës në vend të asaj shqiptare.
Ahmeti, ndonëse është tifoz i flaktë i kombëtares shqiptare, theksoi se kur vinte puna për të mbrojtur interesat e Kosovës, ai gjithmonë i mbështeste lojtarët që të luanin për vendin e tyre të lindjes, Kosovën.
“Në vitin 2016 kam pasur takime me Fadilin gjatë tërë kampionatit. Ne atje u takuam me, Aleksander Ceferin, dhe me nënkryetarin e Federatës serbe. Fadili më thërriste për të bindur lojtarët të luanin për Kosovën në vend të Shqipërisë. Unë isha tifoz i kombëtares kuq e zi, por kur vinte puna për Kosovën, i thosha lojtarëve, si Edon Zhegrova, të zgjedhin Kosovën sepse kanë një përgjegjësi dhe nevojë për të ndihmuar ekipin tonë”, ka thënë Ahmeti në TV Dukagjini.