Ish-drejtori i hulumtimeve në institutin GAP, Agron Demi, ka përsëritur kërkesën e tij që RTK-ja të mbyllet tërësisht.
“Kurrë nuk është vonë me e mbyll RTK-në. Për një thirrje të këtillë ish-menaxhmenti më pati paditë. Tashti, sërish po baj thirrje me e mbyll RTK-në. Ky medium nuk bahet kështu. Ose e largojmë nga financimi direkt dhe nga influenca e pushteteve, ose e mbyllim. Në këtë hallakamë (dez) informacioni, mediumi publik do duhej të ishte një burim kredibil dhe shpjegues, e jo me i fry informacioneve anonime e me kriju konfuzion”, shkruan Demi në Facebook.