Lajme

AGK ngushëllon për vdekjen e gazetarit Seremb Gjergji

By GAZETA SCANNER 1

December 02, 2022

Me dhimbje dhe pikëllim të thellë kemi pranuar lajmin për vdekjen e kolegut tonë, gazetarit të mirënjohur, Seremb Gjergji.

Vdekjen e Gjergjit në moshën 47-vjeçare, e kanë bërë të ditur familjarët e tij në mediet sociale.

Seremb Gjergji ka filluar karrierën si gazetar para luftës në Kosovë, ku ka vazhduar veprimtarinë e tij profesionale edhe pas luftës në disa mediume.

Kontributin dhe përkushtimin që gazetari Gjergji pati për gazetarinë, e vlerësojmë lartë, njëherësh u shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij.