Lautaro Martinez mund të nënshkruajë një kontratë të re me Interin pasi sulmuesi nuk ka interes të largohet në një klub tjetër, thotë agjenti i tij.
Agjenti i tij, Alejandro Camano, megjithatë, këmbëngul se sulmuesi do të refuzojë të gjitha ofertat që merr për të qëndruar në San Siro, ashtu siç bëri gjatë afatit kalimtar të verës, shkruan Goal.com.
“Lautaro nuk dëshiron të dëgjojë asgjë tjetër përveç Interit. Arabia Saudite është një treg p dhe ka pasur shumë propozime, por jo vetëm nga atje,” tha Camano për TV Play. “Kur i tregoj për këto mundësi, ai më thotë: ‘Inter ale, Inter’. Ndjenja e përkatësisë është e rëndësishme dhe ai e ka me bollëk këtu. Për projektin, për ekipin, Lautaro nuk dëgjon asgjë tjetër përveçse Inter”.
Martinez është në sezonin e tij të gjashtë me Interin dhe mbetet i lidhur me klubin deri në vitin 2026. Paraqitjet e tij të shkëlqyera për gjigantët e Serisë A ngjallën interesim nga Real Madridi dhe Chelsea gjatë verës, ndërsa edhe për klubet në Arabinë Saudite thuhej se ishin pas tij.
Tutje, reprezentuesi argjentinas më shumë gjasë do të luajë sot (e shtunë) kundër Salernitanës në Serie A.